Pronari i hotelit kërcënon të nxjerrë jashtë emigrantët e karantinuar: Kanë paguar vetëm dy ditë

18 persona janë karantinuar në një hotel në Kakavijë pasi u kthyen nga Greqia për të mbërritur në territorin shqiptar. Por sipas pronarit të hotelit, ata kanë paguar vetëm për dy ditë, ndryshe nga ç’kishin rënë dakord. Pronari kërcënon se do ti nxjerrë jashtë.

Në situatën e tensionuar, ka shkuar policia që ka detyruar pronarin e hotelit që mos ti nxjerrë, për shkak të situatës së koronavirusit, por nuk dihet nëse kanë gjetur zgjidhjen.

Për News 24, gazetarja që raportonte nga Kakavija tha se emigrantët nuk kanë mundësi të paguajnë ditët e qëndrimit, ndërsa ushqimi u është siguruar nga Bashkia e Dropullit.

Pronari ka kërcënuar sërish se do i nxjerrë jashtë ditën e nesërme nëse nuk paguajnë për qëndrimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT