Kush është më i rrezikshëm për shqiptarët, Fazlliç apo Bregoviç?
Artan Hoxha
Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në emër të PD-së, i kërkoi në mesditë kryeministrit të sapozgjedhur, t’u kërkonte falje shqiptareve për “Çelësin e Tiranës” akorduar (gjatë kohës që ishte kryebashkiak i kryeqytetit) këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç. (Bregoviç dhe orkestra e tij, vizituan Tiranën ku dhanë një koncert në Pallatin e Kongreseve të ftuar nga kompania “Media-art” dhe koncerti u transmetua nga TV kombëtar Klan)….
Ndërsa dëgjoja deklaratën e deputetit shumë të shqetësuar mu kujtua kjo foto…..ku shfaqet biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një serbo-boshnjak, i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies Serbe, Jovica Stanishiç. Damir Fazlliç është nipi i Jovica Stanishiçit, ish-shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë sundimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Fazlliç është fotografuar në mars 2006-s, vetëm një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i Qeverisë Shqiptare, dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Shefi i Shtabit i Ushtrisë, Kreu i SHISH, Kreu i Policisë së Shtetit, etj…
Qofsha i gabuar po nuk e di kush është më i rrezikshëm për shqiptaret dhe Shqipërinë, një serbo-boshnjak, këngetar i njohur me famë botërore si Goran Bregoviç që jep një koncert për publikun në Pallatin e Kongreseve, ….apo një serbo-boshnjak, personazh me famë ndërkombëtare, i përfshirë në afera kriminale dhe trafiqe, që merr pjesë në një mbledhje sekrete të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë si Damir Fazlliç….????!!!!!
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.