“Shpresë kam deri sa të mbyll sytë!” I moshuari kërkon mes LOTËSH kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria: Më thërrasin baba, kam dy vite nuk flas dot…

Së fundi Eva Dumani u riatdhesua nga kampi famkeq Al Hol, në Siri, pas 12 vitesh jetese “në ferr” ajo u ribashkua me familjarët. E ky lajm kaq i gëzueshëm jo vetëm për të afërmit e saj por për gjithë opinionin publik, ka sjellë enjëherë në vëmendje një plagë të shumë familjeve shqiptare të cilat presin ende kthimin e të afërmve të tyre.
Në fshatin Gurras së pogradecit, zemra e të moshuarit Dylber Shuli vijon të dhembë e të jetojë me shpresën se një ditë nipërit dhe mbesat e tij të cilët gjenden edne në kampin Al Hol do të rikthehen. Ai vijon të mbajë kontakte të herpashershme me 3 mbesat, nipin e tij dhe stërnipin e tij.
Historia nis shumë vite më parë, kur djali i Dylberit, Krenari së bashku me bashkëshorten u larguan drejtë Sirisë me tre vajzat e tyre të mitura me vete, atje u gëzuan me një djalë. Por më vonë konflikti i armatosur u mori jetën prindërve teksa fëmijët mbetën në kamp, në kushte çnjerëzore, larg çfarëdolloj arsimimi apo integrimi.
Dëshmitë e familjarëve kanë treguar se vajza është martuar në moshë të mitur dhe ka sjellë në jetë një fëmijë, Dylberi është shprehur se tentativat e mëparshme për atdhetsim nuk kanë munduar por familjarët nuk kanë pranuar kthimin duke e vështirësuar situatën.
Më tej Dylberi, ka shtuar se ka rreth një vit ose dy që “nuk ka folur dot”, por thotë se pavarësisht se tashmë është 90 vjeç vijo të shpresojë se një ditë do ti takojë, duke i bërë apel shtetit për ndihmë.
“Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Shtetit i kërkojmë ndihmë. Mbesa e mesme më thotë baba sepse ajo nuk ndahej nga unë. Duan të kthehen por janë të zënë në burg atje” është shprehur Dylberi për ReportTV.
Ai ka thënë se u ka dërguar gjithmonë para, por nuk është në dijeni se kush i ka marrë ato, teksa edhe njëherë nuk e shkëput shpresën për ti takuar nipërit e mbesat përsëri.
Dylber Shuli: “E pashë që atë ditë që doli edhe mbrëmë, të gjitha çfarë jepeshin që kishte kaluar në këmbë, por gjithë këtë punë e ka bërë Turqia, aman. Kam 12 vite, ca kohë kam folur me fëmijët, më thërrisnin ‘baba forca’. Kam 1 vit ose 2 që nuk po flas. Mbesa e madhe është martuar dhe ka lindur një djalë, merret më shumë atje. Unë kisha këtu një të sëmurë, djalin, kisha tre vjet dhe ato më thoshin ‘baba pse na dorëzove?’. U thoja ‘bijë e babait, kështu e kam punën’. Rama kur doli atëherë tha që do i nxjerrin por edhe do i ruajmë se mund t’i vrasin. Kush është bërë gjysh dhe ka nipërinj, le ta kuptojë vetë si ndihem unë.
Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Shtetit i kërkojmë ndihmë. Mbesa e mesme më thotë baba sepse ajo nuk ndahej nga unë. Duan të kthehen por janë të zënë në burg atje.
Sa për kushtet, ju e keni parë edhe vetë dhe unë kam marrë vesh që janë të vështira dhe unë u kam dërguar lekë atyre, por se kush i ha këto lekë unë nuk e di. Gjithmonë kam dërguar lekë andej.
Shtetit i kërkoj ndihmë, siç i kërkova për djalin që ma shpuri në Turqi, ashtu i kërkoj edhe këtë shtetit unë. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj prapë dhe s’di me atë ministren tani që hiqet si e zgjuar, po s’e kap dot që t’i them. Nuk merrem më me letra, nuk i punoj dot unë prandaj them.
Kanë qenë të sëmurë, më ka treguar ajo mbesa e madhe. Atë mbesën e madhe e falënderoj se iu vra i jati dhe e jëma dhe qëndroi trime. 16 vjeç dhe qëndroi trime me vëllezërit, djalin e saj, të motrat i rriti. Atë që të vijë këtu nuk di si do ta mbaj. E madhja po shkon 22, të vegjlit nga 7 vjeç, mbesa tjetër 1 muajshe iku. Nuk kanë krahë atje ata të mitë, janë 22 gra në Siri, janë 8 burra, e jepte ajo mbrëmë. Allah them, Zoti (për kthimin e mbesave)”