Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

Gazetari Dritan Hila ka reaguar ndaj ardhjes në Tiranë të eurodeputetes italiane Ilaria Salis, e cila ndodhet në Shqipëri në mbështetje të protestës së opozitës.

Në një status në rrjetet sociale, Hila shprehet kritik ndaj pranisë së Salis, duke e cilësuar atë si pjesë të “revolucionarëve profesionistë të dhunshëm”.

“Ardhja e revolucionarëve profesionistë leftistë të dhunshëm si puna e kësaj, nuk është aspak shenjë e mirë.

Jemi në axhendën e atyre që prodhojnë rrëmujë dhe na konsiderojnë thjesht kavje të inxhinierisë së tyre sociale”, shkruan Hila.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT