“Turku” plotëson ëndrrën, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare
Turku me origjinë shqiptare merr pasaportën shqiptare në moshën 90-vjeçare. Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.
Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vetëizolimi i Shqipërisë, i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme. Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.
Shprehja “gjaku nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.
Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj, pavarësisht moshës, dëshira e 90 vjeçarit për të pasur pasaportën Shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij.
Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar./ZgjohuShqiptar.info