Rama i dorëzoi “çelësat” e Ministrisë së Drejtësisë, por formularët e vetëdeklarimit ngrenë pikëpyetje! Pse e ndryshoi emrin Toni Gogu?!

Ndryshimi i gjysmës së kabinetit qeveritar nga Edi Rama ka shkaktuar jo pak habi, madje edhe brenda vetë skuadrës që ka nisur mandatin e katërt qeverisës. Lëvizjet e papritura në përbërjen e qeverisë sollën ripozicionime të rëndësishme, duke sinjalizuar një fazë të re në drejtimin ekzekutiv.

Një prej emrave që u zhvendos në një tjetër institucion kyç është Toni Gogu. Nga posti i Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ai kaloi në krye të Ministrisë së Drejtësisë, një prej dikastereve më të rëndësishme në vend. Që prej shtatorit 2025 ai u përfshi në kabinet si pjesë e ekipit qeveritar, ndonëse nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit.

Megjithatë, së fundmi vëmendja është zhvendosur tek një tjetër aspekt që lidhet me figurën e tij publike. Në rrjet po qarkullon një faksimile e formularit të vetëdeklarimit të vitit 2021, ku evidentohet qartë ndryshimi i emrit të tij, si dhe i emrit të nënës. Në dokumentin e atëhershëm rezulton se ai mbante emrin Oltion, ndërsa nëna e tij figuron me emrin Manushaqe. Ndërkohë, në vetëdeklarimin më të fundit, të dorëzuar në cilësinë e ministrit, ai identifikohet si Toni Gogu dhe e ëma me emrin Mane.

Arsyet e këtij ndryshimi të emrit nuk janë bërë publike, por fakti i ndryshimit del i qartë nga krahasimi i dokumenteve zyrtare.

Rama i dorëzoi “çelësat” e Ministrisë së

Vetëdeklarimi i 2015-tës nga Toni Gogu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT