Helenizimi i Korçës, Idrizi: Konsulli grek të shpallet “non grata”

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra javët e fundit në jug të Shqipërisë, nga Nikolas Geixh dhe konsulli grek në Korcë, Ikonomu.
Shpëtim Idrizi në një deklaratë për media ka thënë se shteti shqiptar nuk duhet të qëndrojë indiferent por të veprojë duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore që mundësojnë shpalljen e konsullit grek non “grata” në Shqipëri. 
Idrizi i cilësoi deklaratat e zyrarëve grekë për regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi bazë etnie dhe fetare, si provokative dhe vrasëse. “Nuk do të ketë kurrë regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare për sa kohë që qarqet greke të tentojnë që me para, nën presion dhe nën benefice, t’i shndërrojnë shqiptarët në greke. Nuk mund të bëhet dot kurrë regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare me vetedeklarim”, tha Idrizi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Back to top button
LAJMET E FUNDIT