Policia bastis zyrat e Komisionit Europain, nën lupën e drejtësisë ndërtesat me kosto 900 milionë euro

Policia belge ditën e sotme ka bastisur zyrat e Komisonit Europian pasi dyshohet se janë kryer shkelje në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme.
Financial Times raporton se hetimet drejtohen nga Zyra e Prokurorit Publik Europian të cilat lidhen me 23 ndërtesa të blera nga sfondi sovran belg i pasurisë, SFPIM, me kosto 900 milionë euro në vitin 2024.
Në lidhje me këtë ngjarje, Komisioni doli me njoftimin se shitja u tenderua në përputhje me rregulloren financiare të BE-së.
Autoritetet vendase pohuan se ka ndodhur një bastisje, por nuk u konfirmuan më tej detaje të tjera.
Nga ana e policisë belge deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar. Sakaq thuhet se as zyra e prokurorit belg, Komisioni Evropian dhe SFPIM nuk kanë reaguar mbi këtë situatë.