Pas përplasjes “Benz-i” fluturon në ajër: Dalin PAMJET e aksidentit tragjik që i mori jetën 15-vjeçarit shqiptar, avokatët e italianit kundërshtojnë akuzat dhe provat e Prokurorisë (DËSHMITË)

Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur më 8 gusht të 2025 në Levan të Fierit, ku nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën 15-vjeçari shqiptar, Elidon Shehaj, ndërsa mbetën të plagosur dhe të tjerë që ishin në të njëjtën makinë.
Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Fierit pritet t’i komunikojë akuzat shoferit të makinës tjetër që u përfshi në aksident, italianit Michele D’Angelo i cili në tetorin e vitit që lamë pas u rikthye në atdhe.
Ndonëse pamjet e publikuara tregojnë momentin e aksidentit tragjik nga i cili humbi jetën një 15-vjeçar, mbrojtja e italianit klundërshtojnë hetimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Në një konferencë për shtyp avokatët Ilenja Mëhilli, Ardjan Visha dhe Fabio Maria Galiano kundërshtuan gjetjet e prokurorisë me argumentimin se italiani është interesuar shpesh-herë për ngjarjen dhe është treguar i gatshëm në çdo moment.
“Elementi esencial që mbron profesorin është ekzistenca e një vije të ndërprerë që i mundëson atij të kthehej drejt restorantit. I kemi kërkuar prokurorisë së Fierit që të realizojë këqyrjen dhe provueshmërinë faktit që kjo vijë është e ndërprerë”, Ardian Visha.
“Gruaja e profesorit kishte bërë video menjëherë pas aksidentit dhe rruga është e ndërprerë dhe profesori mund të kthehej për t’u futur në restorant. Profesori ishte me 11km/h dhe kishte ndezur sinjalin. Kur papritur vjen makina nga kthesa me 100km/h dhe sipas konsulentëve tonë nëse drejtuesi i mjetit mercedez do respektonte shpejtësinë me 40 km/h nuk do kishte ndodhur ky aksident”, shtoi më tej avokatja Ilenja Mëhilli.
“Akuza e dytë është largimi nga vendi i ngjarjes. Profesori dhe bashkëshortja kishin si destinacion restorantin ku ishin të ftuar në një dasmën e një miku të tyre pak metra larg vendit të aksidentit. Dhe ky destinacion pak metra larg aksidentit është vendi ku profesori ka qëndruar 4- 5-orë të tjera pas aksidentit. Mbi atë që ka ndodhur ka kërkuar ndihmë, kur u informua se gjithçka ishte në dorë të policisë, nuk ishte informuar për pasojën e rëndë, qëndrimi i tij në destinacionin fillestar është i ligjshëm”, theksoi avokati Visha.
“Kjo nuk është një nismë kundër autoriteteve shqiptare dhe drejtësisë shqiptare. Ne kemi shumë besim që profesor D’Angelo’ do të shpallet i pafajshëm dhe në një vend demokratik ku sundon shtetit i së drejtës siç është Shqipëria, të pafajshmit sipas sistemit juridik shqiptar e fitojmë pafajësinë asnjëherë në shtysën emocionale. Dhe ne jemi besim plotë në drejtësinë shqiptare” avokati italian Fabio Maria Galiano.
Përplasja e fortë mes makinë së mësuesit italian, Michele D’Angelo dhe makinës tjetër e cila drejtohej nga 45-vjeçari nga Patosi, E. Dervishaj (Sadikaj). Në të njëjtin automjet me këtë të fundit kanë qenë dhe djali i tij 17-vjeçar, K. Sadikaj, shoku i djalit, 20-vjeçari, K. Troka, si edhe nipi 15-vjeçar i shoferit, Elidon Shehaj, i cili humbi jetën.
Në lidhje me këtë ndodhi mjeku italian Michele D’Angelo, 44 vjeç, u vu në pranga një ditë pas ngjarjes dhe u mbajt në paraburgim për gati 2 muaj me akuza “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” para se të vihej nën hetim në gjendje të lire.
VIDEO nga aksidenti tragjik që i mori jetën 15-vjeçarit Elidon Shehaj: