Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundjet sizmike që u vlerësuan mesatarisht të forta, e patën epiqendrën e tyre në Mesinia. Forca e goditjes ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Lëkundjet u ndjenë të forta, aq sa shkaktuan frikë dhe panik tek banorët e zonës. Por ende nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në perëndim të Gargalianës, ndërsa thellësia vlerësohet në 11.4 kilometra.

Javët e fundit Greqia është goditur nga tërmete të shpeshta në të gjitha zonat e saj, kryesisht në veriperëndim dhe në zonën e Kretës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT