“Ndihmoni Siarën 2-vjeçare, që zemra e saj të rrahë!” Vogëlushja në betejë me jetën, familja “var shpresat” te shqiptarët dhe hap GoFundMe

Siara është vetëm 2 vjeç, e të dyja vitet e jetës së saj kanë qënë një luftë e dhimbshme dhe e pandërprerë për jetën, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Vogëlushja është diagnnostikuar me  mikroftalmi multisistemike, një defekt i rrallë gjenetik i cili i ka prekur disa organe jetësore. Siara ka lindur me probleme serioze në sy, pasi vuan nga një katarakt dhe dëmtim i retinës të cilat rrezikojnë shikimin e saj e sikur të mos mjaftonte kjo sëmundja pamëshirëshmërisht i ka prekur edhe zemrën. Valvula trikuspidale është e spostuar, një problem që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe trajtim shumë të të kushtueshëm për t’i dhënë asaj mundësinë e një jete normale.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme prindërit e Siarës e kanë të pamundur të paguajnë të gjitha faturat mjekësore që nevojiten për ti dhënë asaj një fëmijëri të merituar. Për këtë arsye e afërmja e saj Blerina Kote ka hapur një link GoFoundMe ku kërkon ndihmë emocionale dhe financiare për mbesën e saj.

“Siara është plot dritë, dashuri dhe buzëqeshja më e ëmbël. Ajo meriton mundësinë të rritet, të luajë, të qeshë dhe të jetojë një jetë të gjatë e të shëndetshme. Ne kërkojmë lutjet tuaja, mbështetjen tuaj dhe, nëse jeni në gjendje, një donacion të çdo shume për të ndihmuar në mbulimin e kostos së operacionit të saj të rrallë në zemër dhe shërimit.

Çdo ndarje, çdo lutje dhe çdo kontribut na sjell një hap më afër shërimit të zemrës së vogël e të çmuar të Siarës. Nga thellësia e zemrave tona – faleminderit për mirësinë tuaj dhe që qëndruat pranë familjes sonë gjatë kësaj kohe” ka shkruar ndër të tjera Blerina Kote në përshkrimin e vendosur në linkun e GoFoundMe, ku deri më tani janë mbledhur 3,126 euro nga 50 mijë që është totali i nevojitur për të kryer operacionin e nevojshëm.

Një kontribut sado i vogël për këdo do të ndryshonte jetën e Siarës dhe prindërve të saj të cilët presin me shpresë.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë sado pak në shërimin e Siarës së vogël mund të klikoni linkun (KLIKO KËTU).

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT