Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti humbi kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë

Pasi kryeministri Albin Kurti hoqi taksën për lëndën e parë serbe, erdhi reagimi nga Ramush Haradinaj.

Ai theksoi se sot qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! 

Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. 

Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. 

Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT