PBDNJ dhe MEGA bëhen bashkë, kreu i OMONIA-s akuza partive shqiptare: Po manipuloni minoritetin
PBDNJ dhe MEGA do të bashkohen për çështjet e përbashkëta etnike dhe politike.Vendimi është bërë i ditur gjatë takimit të organizuar në Dervician të Gjirokastrës me rastin e 27-vjetorit të krijimit të organizatës “Omonia” (Bashkimi Demokrat i Minoritetit Grek).Leonidha Papa drejtues i OMONIAS akuzoi partitë e mëdha shqiptare se janë përpjekur të bëjnë pjesë të interesave të tyre elektoratin e minoritetit duke i mënjanuar kështu nga çështjet etnike që i bashkojnë.Në qendër të diskutimeve gjatë këtij aktiviteti ka qenë pjesëmarrja më e gjerë e organizatës OMONIA në zhvillimet politike si dhe orientimi i ardhshëm politik i organizatës kryesore të grekëve që gjendet në themelet e PBDNJ.Takimi ka analizuar qëndrimin e organizatës lidhur me problemet e ngritura prej minoritetit grek për toponimet, çështjet e pronësisë për popullsinë minoritare apo dhe çështjen e censusit./ZgjohuShqiptar.info