Debat i fortë, Luca – protestuesve: Mos sulmoni biznesin, por pushtetin vendor

Moderatori Ylli Rakipi debatoi me biznesmenin Gjergj Luca në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për fajtorët e gjendjes ku ndodhet Shqipërisë pas 36 viteve tranzicion. Ndërsa Rakipi bëri përgjegjëse klasën politike të këtyre viteve, Luca iu drejtua në një mesazh protestuesve që të protestojnë kundër drejtuesve të pushtetit vendor, por jo kundë biznesit prodhues.
Pjesë nga debati
Rakipi: Ti ke një problem zotëri. Thua vetëm uji lart rrjedh i kulluar. Nuk është kështu, o zotëri. Edhe Ed Rama është brenda kësaj loje. Sali Berisha, po e po. Të gjithë, 35 vjet. Establishmenti. Ore ke njerëzit më të pasur në vend, politikanët, janë më të pasur se ti që shkon si kafshë në punë, bashkë me të tjerët.
Luca: 15 orë në ditë në diell.
Rakipi: Po njerëzit më të pasur janë politikanët në këtë vend, o Gjergj Luca.
Luca: Jam dakord.
Rakipi: Dhe nuk të pjer** fare ty. Vazhdo, thuaj çfarë të duash. Dhe këto po thonë protestuesit.
Luca: Të të bëj një pyetje? Kush do ta bënte më mirë me na çu në Evropë për me na e përzi pak erën merdes se Ed Rama?
Rakipi: Zgjidhja ime e vetme dhe fuqitë e mia Gjergj Luca janë të të thërras ty këtu, të të them, këto që po të them. I kam thirrur protestuesit këtu, I kam ulur dhe u kam thënë se kjo nuk është kauza ime.
Luca: A mund t’u them një fjalë protestuesve?
Rakipi: Po.
Luca: Miqtë e mi. Ju keni të gjithë të drejtën të gërthisni. Ylli nuk është dakord me mbrojtjen që i bëj liderit tim.
Rakipi: Ke të drejtë ta mbrosh, por nuk ke të drejtën t’u thuash të tjerëve.
Luca: Keni të gjithë të drejtën të ngriheni kundër administratës shtetërore, kundër 60-70 përqindëshit që unë bërtas, kundër pushtetit lokal që është një hale dhe unë kam thënë pse nuk depolitizohen bashkitë.
Rakipi: Kush t’i depolitizojë?
Luca: Përtej të majtës dhe të djathtës që t’i shërbejnë qyteteve. Pse këshillat bashkiakë nuk depolitizohen?
Rakipi: Si i depolitizon ata, Ua. Ua! Po pse operatorët e mi i depolitizojnë ata?
Luca: Keni të gjithë të drejtën e Zotit të çoheni dhe të gërthisni. Por që ju të merreni me biznesin dhe të merreni me njerëzit që punojnë, që prodhojnë, që japin rroga, që po kthejnë jetën, mirëqenien, që po kthejnë shpresën në këtë vend, që paguajnë…