Ministre në Shqipëri, por mendjen në Itali! Evis Sala e Shëndetësisë krahason rrogat e shqiptarëve: I kanë njësoj me mjekët italianë, mund të punojnë edhe në privat

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila la Italinë për të ardhur në Shqipëri dhe për të kontribouar në sistemin shëndetësor të vendit, ka qenë e ftuar në studionin e emisionit “Opinion”.

Gjatë kësaj interviste, ministrja theksoi se rrogat e mjekëve shqiptarë kanë pësuar rritje dhe nuk janë larg niveleve të atyre që fillojnë punën në Itali.

 “Tani rrogat janë rritur të mjekëve, nuk janë larg me rrogat e një mjeku që fillon punën në Itali”, tha ministrja, e cila më tej vuri në dukje faktin se mjekët kanë mundësinë të punojnë edhe në sektorin privat, përveç punës në shtet, duke i lënë hapësirë për të siguruar të ardhura shtesë.

“Mjeku kur fillon punën në Itali shkon rreth 3 mijë e ca euro, me gjithë taksat. Taksa italiane është 55%, shkon 1.7 euro. Këtu jemi mbi një mijë euro. Kjo është rroga që merr në shtet, pastaj ke të drejtën të bësh edhe puna private. Kështu kemi bërë të gjithë”, tha ajo.

Megjithatë, duket se ministrja nuk ishte e plotësisht e informuar për ndryshimet ligjore që kanë ndodhur më parë në vend. Që në vitin 2014, ligji i ri për Urdhrin e Mjekëve ka vendosur kufizime të qarta mbi kohën që mjekët mund të punojnë në privat, si dhe procedurat për lejen që duhet marrë nga drejtuesi i spitalit ose poliklinikës ku janë të punësuar.

Sipas asaj që u bë me dije asokohe, mjekët në sektorin publik që kryejnë 40 orë punë javore, ndërsa në sektorin privat mund të angazhohen vetëm deri në 30% të orarit të tyre publik.  Ndryshimet ligjore parashikojnë gjithashtu se shefat e shërbimeve që zotërojnë klinika private nuk mund të vazhdojnë të drejtojnë këto institucione pa vendim të posaçëm.

Ligji parashikon masa ndëshkimore për ata që shkelin këto dispozita, duke përfshirë edhe mundësinë e heqjes së licencës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT