Mes lotësh fermeri në Selenicë rrëfen humbjen financiare nga zjarri që përpiu 22 gjedhët e tij: Kam 300 mijë euro dëmo, më iku e gjithë pasuria

Mes lotësh, fermeri 65-vjeçar Bardhosh Haxhiraj ka rrëfyer momentet dramatike kur zjarri i djeshëm përfshiu stallën e tij duke djegur kështu 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele.
Sipas tij, gjithçka nisi nga një shkëndijë elektrike që më pas shpërtheu në flakë, duke djegur me shpejtësi të gjithë objektin.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Armen të Selenicës, la pas një dëm të madh ekonomik për fermerin. Zjarri u përhap me shpejtësi nga tavani e në të gjithë stallën duke djegur 22 kokë gjedhë.
Në lidhje me situatën, fermeri në një prononcim për Top Channel bëri me dije se atij i janë shkaktuar 300 mijë euro dëme.
Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse, të cilat kanë bërë vlerësimin paraprak të dëmit, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë pranë qytetit të Vlorës.