Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, homazhet nesër te TKOB

Homazhet në nderim të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, do të zhvillohen të martën, më 2 shtator, në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Lajmi është bërë i ditur nga e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti, e cila njofton se ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të vyer filmash që kanë shënuar breza të tërë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT