Alarmohet Spanja, me thirrjet nga Shqipëria

Thirrje të humbura në telefon nga Shqipëria, alarmohet Spanja Policia spanjolle i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes kur në telefonin e tyre vijnë thirrje të humbura nga një sërë prefiksesh përfshi edhe atë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi, ku mijëra spanjollëve i ka shkuar në telefon një thirrje e humbur nga Shqipëria, Gana, Bregu i Fildishtë dhe Nigeria. Përdoruesi bie në këtë kurth duke e marrë numrin në telefon, dhe menjëherë kreditohet me një shumë të madhe parash, një pjesë të së cilës e merr mashtruesi. “Kjo përjashton të gjitha rastet kur numri i telefonit i takon një personi të cilin e njihni”, informon policia spanjolle.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT