LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, në bulevardin para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk e aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të akteve të dhunës në 2 protestat e kaluara, sërish janë marrë masat për mbarëvajtjen e saj.

Të dhënat nga dikasteri blu saktësojnë se në terren janë më shumë se 1300 efektivë, ndërsa të gjithë do të jenë të pajisur me mjetet e duhura, si kundragas apo mjete për shuarjen e zjarreve.

Sipas planit, këtë të premte forcat policore do të përqendrohen përpara godinës së kryeministrisë, aty ku po zhvillohet protesta.

Në godinë e Kryeministrisë janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT