“Këtu ke m*t, kanë dh*erë njerëzit!” Mure me myk e pellgje me ujë, Saimir Korreshi denoncon sërish gjendjen skandaloze të spitalit të Lushnjës: Shiheni si e keni (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, ka shkuar përsëri ditën e sotme te Spitali i Lushnjës, ku ka denoncuar edhe një herë gjendjen e tij infrastrukturore, e cila është skandaloze.
Kjo është hera e disatë që Korreshi shkon dhe denoncon kushtet tepër të këqija të spitalit të Lushnjës, pas edhe reagimeve nga spitali i cili pretendon se akuzat janë të gënjeshtërta.
Korreshi është nisur që nga godia e morgut të spitalit. Në pamjet e publikuara nga deputeti gjendja është më tepër se shqetësuese, ku gjithë rruga pas morgut pluskon në ujë, godina është pjesërisht e amortizuar dhe madje ka jashtëqitje njerëzore pas saj.
“Këtu ke m*t kanë dh*erë njerëzit, hajde këtu të shikosh, ja shiko këtu dh*esin njerëzit ja shiko. Shikoje çik se e ke me m*t, urdhëro, hajde lyeje çikëz, hajde hidhi një shtresë se e ke me m*t.” është shprehur Korreshi ne video.
Më tej ai madje është futur përmes pellgjeve me ujë, për të treguar se sa keq është situata. Ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve që janë në pushtet, të shkojnë dhe ta shohin nga afër vet spitalin, teksa ka hyrë në ambientet e brendshmë ku kushtet nuk i ngjajnë aspak një spitali, por më shumë një godine të braktisur prej kohësh.
Lagështia ka “pushtuar” tavanet, te cilat janë të mbuluara me myk ndërkohë që për shkak të shiut uji pikon edhe brenda.
Ndërkohë që është bërë një reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila ka deklaruar se pamjet e postuara nga Korreshi i referohen godinës numër tre e cila është jahtë përdorimi sipas tyre.
Ndërkohë që është bërë një reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila ka deklaruar se pamjet e postuara nga Korreshi i referohen godinës numër tre e cila është jahtë përdorimi sipas tyre.
Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, sqarojmë se ato i referohen godinës nr.3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.
Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.
Spitali Bashkiak Lushnjë garanton se shërbimet për pacientët vijojnë të ofrohen në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.” ka deklaruar ministria përmes një postimi në “Facebook”