Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanajt i kanë vënë në “kurriz” makina e vila, ndërkohë jeton me qira

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama foli edhe për hetimet e SPAK për AKSHI-n.
Rama tha se AKSHI është një institucion krenarie dhe ish-drejtuesja e tij Mirlinda Karçanaj ka punuar së bashku me stafin pa orar për ta ngritur në këto niveli.
Më tej kryeministri, komentoi edhe akuzat publike ndaj Karçanajt, teksa tha se i vënë në “kurriz” vila dhe makina, ndërkohë që sipas tij, jeton me qira.
Rama: Ne kemi drejtues të shkëlqyer po ne kemi një mijë vetë, e konsideroj si të tmerrshme frikën. Kam folur më parë për AKSHIN dhe drejtoren e tij, e cila ndodhet në arrest shtëpie. Nuk dua që të them asnjë fjalë për përmbajtjen e çështjes. Por di të them që institucion krenarie si AKSHI dhe i duartrokitur nga ndërkombëtaret, po bëhet shesh! Punonjësit edhe drejtuesja kanë punuar orar pa orar.
Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm deri kur të provohet fajësia. Po sikur Linda të jetë e pafajshme? E kanë masakruar, duke i vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton me para. Ndërkohë që si jep as makinë.
Çfarë fiton shteti këtu? Se shteti iu garanton punë dhe të drejtën e të marrjes së vendimeve. Po sikur drejtori i KESH, menaxher me vlera, prej muajsh në arrest shpie, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes? Po sikur e njëjta gjë të jetë edhe për të tjerët?
Se gjithë kush është i pafajshëm deri sa të provohet nga gjykimi. E dini ku janë sot? Nuk firmosin asnjë copë letër nga frika dhe disa kurohen nga psikologët. Çfarë fiton sot këtu një shtet që nuk i ka burimet si të Kinës. Nga egoja ambicia dhe të gjitha ato ndjesitë e tjera që të gjithë i kemi, por tek dikush që merret me jetët e të tjerëve janë për tu frenuar. Mos i bëj dikujt atë që dikush nuk do që ta bëjë ty, dhe kjo duhet të jetë devisë e cdo njeriu që ka në dorë pushtetit.