“Maskara, hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë seancës plenare, ku deputeti Agron Shehaj u përplas ashpër me ministrin Petrit Malaj, duke çuar në përjashtimin e tij nga seanca.
Agron Shehaj drejtuar ministrit Petrit Malaj:
“Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, placo, hajdut”.