Tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, dy viktima dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon i linjës së Beratit është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.
Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes dy prej pasagjerëve kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarëve.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.