Nesër në Bujanoc protestë gjithpopullore
Organizata “Zgjohu Shqiptar” me kryesinë e saj në Tiranë, ka dalë në nje deklarate për shtyp sot në mbrëmje ku fton gjithe Shqiptarët të bashkohen në Bujanoc nesër në mesditë dt.05.05.2012 duke filluar nga ora 12:00 pasi do të mbahet një protestë gjithpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.
Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore.
Para mbajtjes së protestës, Këshiltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës nesër në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc do të zhvillojnë seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.
Banorët e Luginës së Preshevës sot janë shprehur të indinjuar dhe të revoltuar me veprimet dhe terrorin e policisë serbe. Shqetësime dhe tmerrë ka mbetëruar në shtëpitë e bastisura dhe ku u arrestuan të rinjtë shqiptarë.Bujanocinet
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”