Në 27 vite pluralizëm janë ekzekutuar 6348 shqiptarë, shumica për pronat
Shifra të frikshme ato të numrit te personave qe humbasin jeten të ekzekutuar çdo vit në vendin tone.Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990. Referuar statistikave, 6348 persona janë ekzekutuar që prej vitit 1990.Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit.Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje.Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind.Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRIVITI 1990/ 129 të vrarëVITI 1991/ 205 të vrarëVITI 1992/ 251 të vrarëVITI 1993/ 268 të vrarëVITI 1994/265 të vrarëVITI 1995/ 210 të vrarëVITI 1996/ 248 të vrarëVITI 1997/ 1542 të vrarëVITI 1998/ 573 të vrarëVITI 1999/ 496 të vrarëVITI 2000/ 275 të vrarëVITI 2001/ 208 të vrarëVITI 2002/ 179 të vrarëVITI 2003/ 144 të vrarëVITI 2004/ 119 të vrarëVITI 2005/ 131 të vrarëVITI 2006/ 87 të vrarëVITI 2007/ 103 të vrarëVITI 2008/ 88 të vrarëVITI 2009/ 82 të vrarëVITI 2010/ 118 të vrarëVITI 2011/ 124 të vrarëVITI 2012/ 126 të vrarëVITI 2013/ 107 të vrarëVITI 2014/ 98 të vrarëVITI 2015/ 54 të vrarëVITI 2016/ 71 të vrarëVITI 2017/ 47 të vrarë