Spanja si Italia/ Bilanc dramatik të vdekurish nga koronavirusi 24 orët e fundit

Spanja ka regjistruar sot një rekord të zi viktimash nga koronavirusi teksa 832 persona ndërruan jetë vetëm 24 orët e fundit.
Siç ishte paralajmëruar Spanja tashmë ka intensitetin e Italisë sa i përket viktimave pasi tek kjo e fundit në 24 orët e fundit 889 persona ndërruan jetë, një shifër e afërt me atë të Spanjës.
Sa i përket të prekurve, Spanja regjistroi 8 mijë më shumë sot, po aq sa Italia, duke e çuar në 72 mijë persona të prekur totalin.
Italia, më e goditura
Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi dhe ka kaluar një tjetër ditë të zezë. Sipas raporteve zyrtare, vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 889 të vdekur nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023, një shifër alarmante.