“Dëshiron ti imponiojë botës një tjetër mënyrë jetese!” TRONDIT Zelensky: Putin e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti rus Vladimir Pitin tashmë e ka filluar Luftën e e Tretë Botërore dhe vetëm presioni intensiv ushtarak dhe ekonomik mund ta detyrojë të tërhiqet.
“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të pushtojë dhe si ta ndalojë atë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë jetese të ndryshme dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”, tha Zelensky për BBC.
Sa i përket këkresës së Rusisë, e cila kidhet me faktin që që Ukraina të dorëzojë 20% të rajonit lindor të Donetskut, Zelensky deklaroi se e sheh këtë si kërkesë për dobësimin e pozicioneve ukrainase dhe braktisje të qindra mijëra njerëzve që jetojnë atje.
Ndërkaq, i dërguari special i SHBA, Steve Ëitkoff ka thënë se një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy mund të ndodhë brenda tre javësh.