Mobilizohen psikologët, ofrojnë mbështjetje online për stresin nga karantina

Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë informon se ka formuar ekipin e psikologëve që ofrojnë këshillime dhe mbështjetje psiko-emocionale në formë kibernetike për qytetarët e Shqipërisë.

Për të gjithë ata që kanë vështirësi në përballimin e situatës së karantinës, apo probleme të tjera të lidhura me shëndetin mendor, mund të kontaktoni në formë elektronike email, rrjete sociale ose numër telefoni.

Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë thotë se ky shërbim ofrohet për shkak të gjendjes stresante të krijuar si pasojë e COVID-19 virusin që ka pushtuar botën.

Ofrimi i ndihmës psikologjike është në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë interes përfitimi material ose personal.

Psikologët do të jenë në dispocioni 24 orë në emaile kurse me kohë të limituar në telefon (10:00 deri ora 17:00).

Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë do jetë gjithmonë pranë qytetarëve të saj

Ilir Havolli, Psikolog Klinik – +383-49-836-643

Lorela Garuli, Psikologe – 069-250-1637

Delina Malaj, Psikologe Klinike, – 069-589-0510

Elida Jonuzi, Psikologe Klinike, -069-331-2896

Hatty Selmani, Psikologe, – 068-352-6227

Drilona Shehaj Abazaj, St, Psikologji, -067-671-3813

email: [email protected]

[email protected]

Back to top button
LAJMET E FUNDIT