Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi.

Sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.

3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve që i paraqitën në Kuvend, janë:

  1. ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa
  2. ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj
  3. Matilda Shehu

Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama mes aplikimeve që shkuan në qeveri janë:

  1. ish-ministri Ervin Mete
  2. Jonida Prifti

Ndërkohë mësohet gjithashtu se seanca do të nisë me një interpelancë të Agron Shehajt me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe do të vijojë me disa ligje të mbartura nga seanca e shkuar, si ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe disa iniciativa të opozitës.

Po ashtu në diskutim pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, të cilat me shumë mundësi pritet të rrëzohen, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT