Zbulohet DATA dhe ORA kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Ditën e mërkurë në orën 09:00, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për dosjen e ‘21 Janarit’.

Ky vendim erdhi pasi SPAK ka pranuar kërkesën e avokatit të Berishës për zhvendosje të ditës së marrjes ne pyetje.

Berisha mori sot edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në SPAK lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen e kompleksit Partizani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT