Të gjithë shpresojnë te SPAK-u!

Te SPAK-u tani,
Të gjithë kemi shpresë,
Se do të qeth mirë,
Deshët e kopesë!

Gjer sot, drejtësia,
S’ka marrë asnjë pikë,
Ndaj kemi të drejtë,
Të jemi skeptik!

Organet e reja,
Të jenë problemi,
Sepse që të gjithë,
Kanë dalë nga sistemi!

Sistemi që ishte,
veç një kalbësirë,
s’mund të pjellë papritur,
një produkt të mirë!

Kaq e rëndësishme,
Është edhe tjetra,
S’niset rrugë e re,
Me këpucë të vjetra!

Këtu si kudo,
Neve fatzinjtë,
Sërish do të zgjedhim,
Pak më të këqijtë!

Të gjithë në struktura,
Janë shumë të hershëm,
Me kërcim ylberi,
S’u bën të ndershëm!

Që të gjithë këtu,
Ne e kemi frikën,
Se janë të lidhur,
ngushtë me politikën!

Ne ende s’e dimë,
Por do ta shikojmë,
Gjer në ç’pikë janë gati,
Ata të riskojnë!

Pamë para një jave,
Lulit iu mbyll gjyqi,
Këtë peshkaqen,
S’e kapka dot ligji!

Vërtet ajo trupë,
Nuk është vetuar,
Por ai vendim,
Është shumë i shëmtuar!

Sot s’mundet askush,
Të na sigurojë,
Me kokat e tjera,
Ndryshe do vazhdojë!

Të gjithë kokat kanë,
Prova pa hesap,
Po ende sistemi
Është në handikap!

Duhet që ta dijë,
Bandë e Lulëzimit,
Dibra është e fundit
Në zinxhir të krimit!

Larg kakofonisë
E lagu s’e lagu,
Prova drejtësie
Ne presim nga SPAK-u!…

Arben Duka

Back to top button
LAJMET E FUNDIT