Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari! 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit janë plagosur 5 persona, tre prej të cilëve fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca i ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT