Në Prishtinë dhe Mitrovicë rekrutohen luftëtarë për në Siri

Shumë qytetarë nga Kosova po udhëtojnë drejt Damaskut për t’u rreshtuar në anën e kryengritësve sirianë në luftë kundër presidentit Bashar Al-Assad.

Një raport i organeve të sigurisë së Kosovës thotë se në një xhami në Makofc të Prishtinës dhe një në Mitrovicë qytetarët mblidhen dhe rekrutohen për të luftuar në anën e kryengritësve në Siri.

“Një xhami, e cila është e ndërtuar në fshatin Makofc të komunës së Prishtinës, frekuentohet nga persona të cilët mund të jenë rekrutë të ardhshëm në luftën e Sirisë”, thuhet në këtë raport.

Arsim Krasniqi, kryetar i Lëvizjes Bashkohu, i cili ka dhënë tokën për ndërtimin e xhamisë në Makofc, e mohon këtë mundësi. Por, ai i mbështet ata që po marrin armët kundër regjimit të presidentit Assad. “Nuk është e vërtetë, ata shkojnë me dëshirë dhe nuk mblidhen me grupe,” tha Krasniqi.

Raporti tregon se shqiptarët shkojnë në Siri në grupe të vogla ndërsa sipas tij “janë dy pika ku bëhet grumbullimim, i atyre që shkojnë të ndihmojnë rebelët sirianë, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Mitrovicë”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT