Gjermania e heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.
Kjo për shkak se Gjermania nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG, njofton Klan Kosova.
“(Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore”.
