Publikimi i portalit: Ministri përdor makinën e Ushtrisë për të ndërruar mobiliet e shtëpisë

“Në kohën kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore do të duhet të ishte tek parandalimi i përhapjes së Covid-19, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mobilon shtëpinë”, shkruan portali dosja.al.
Rinovimi i ambienteve të brendshme të banesës së Lleshajt, në zonën pranë ATSH-së, rruga “Tefta Tashko”, është filmuar nga një nga fqinjët e ministrit, i cili dërgoi pamjet e transportimit të mobiljeve tek portali në fjalë.
“Ka ardhur disa herë ..ka ndërruar gjithë mobiliet”, denoncon fqinji i ministrit.
“Nëse shohim pamjet, mobiljet e Lleshajt janë transportuar me një nga automjetet e Ushtrisë Shqiptare.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka ndërprerë marrëdhëniet me Ushtrinë prej gati dy vitesh, ku për të marrë detyrën hoqi dorë edhe nga titulli “Gjeneral”, shkruan më tej portali./ Referuar dosja.al


