Ja shqiptarët që përfitojnë nga skema e pensioneve në Greqi
Shqiptarët në Greqi me statusin e minoritar janë duke iu dhënë në shumicë absolute nënshtetësia greke. Me marrjen e nënshtetësisë ata reshtin së përfituari nga statusi social i minoritarit duke përfituar vetëm një pension minimal. Bëhët fjalë për 10- deri në 12 mijë shqiptarë të cilët pas marrjes së nënshtetësisë dhe plotësimit të moshës së pensionit shoqëruar kjo me numrin e nevojshëm të viteve të punës ia kanë dalë të përfitojnë një pension të pjesshëm tashmë si shtetas grekë.
Afro 7 mijë shqiptare përfitojnë pension invaliditeti dhe po kaq shqiptarë përfitojnë pension si të ve pas humbjes së bashkëshortëve. Kryesisht kjo kategori i përket atyre shqiptarëve që kanë bërë martesa me grekët. Ndërkohë që për skemën e pensioneve vazhdojnë të kontribuojnë afro 650 mijë shqiptarë të cilët janë të punësuar ligjërisht në Greqi dhe paguajnë sigurimet shoqërore çdo muaj në masën 40% të rrogës së deklaruar nga punëdhënësi në Greqi. Një sigurim minimal në Greqi, kryesisht për punëtorët që janë të angazhuar me kohë të pjesshmë dhe honorare arrin vlerën e 140 eurove në muaj.
Por kategoria më e diskriminuar e shqiptarëve në Greqi janë ata që i përkasin grupmoshës 50-60 vjec kjo pasi ata nuk kanë numrin e viteve të punës që nevojiten për të qenë pjesë e skemës së pensioneve.
Shqiptarët e larguar nga atdheu 15-20 vite më parë në atë kohë në moshën 35-40, i përkasin atij brezi të cilët punuan në të zezë në Greqi e për rrjedhojë atyre nuk u ështe paguar asnje detyrim për llogari të sigurimeve shëndetsore në shtetin fqinj paçka se kanë shtetësinë. Kjo kategori emigrantësh është e gjendur në vështirësi pasi që në momentin e daljes në pension nuk do të përfitojnë pension jo vetëm në Greqi por as në Shqipëri, ku po ashtu rezultojnë të kenë vite punë poshtë pragut të pensionit minimal. Paçka se sipas legjislacionit shqiptar për ata shqiptarë që nuk i kanë vitet e plota të punës parashikohet një asistencë sociale në vlerën e 6 mijë lekëve, një shumë që është përtej çdo mundësie për të përmbushur nevojat e një jetese dinjitoze./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!