TRAGJEDI në USA, momenti kur avioni shpërthen në flakë dhe bie sipër ndërtesave, të paktën 7 të vdekur (PAMJE)

Një avion transporti i UPS u nis pasditen e djeshme nga aeroporti i Louisville, por pak sekonda pas ngritjes u vu re zjarr në motorin e majtë. Ekuipazhi sinjalizoi emergjencë, por komunikimi papritur u ndal. Avioni, i ngarkuar me karburant dhe mallra, humbi kontrollin dhe u rrëzua në një zonë industriale pranë pistës, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe re tymi që u pa nga larg.

Zjarrfikësit mbrritën menjëherë, por u përballën me flakë të fuqishme dhe rrënoja metalike. Autoritetet konfirmuan të paktën 7 të vdekur dhe 11 të plagosur, disa prej tyre në tokë. U lëshua urdhri që të mos dalin jashtë banesave për banorët pranë zonës së aksidentit. Aeroporti dhe qendra logjistike e UPS, Ëorldport, u mbyllën përkohësisht, duke vonuar fluturime të shumta.

Guvernatori Andy Beshear tha se numri i viktimave mund të rritet. NTSB dhe FAA nisën hetimet, të fokusuar në motorin, mirëmbajtjen dhe të dhënat e kutisë së zezëë. UPS shprehu ngushëllime dhe deklaroi bashkëpunim të plotë me autoritetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT