Shoqata “Sofra Shqiptare” nga Milano në Marche të Italisë (Reportazh/FOTO)

REPORTAZH
Nga Dr. Zef Mulaj
Dita e shtunë , ishte një ditë jo e zakonëshme  për qytetin Loreto në Marche të Italisë. Shoqata “Sofra Shqiptare” dhe  “Dardania”,  tashmë janë të njohura në  gjithë Italinë dhe  jashtë  saj  për  aktivitetet  e shumta  që  bëjnë. Makinat  ishin të mbuluara  me flamurin shqiptar nëpër rrugë drejt Ankonës  së  largët,  nga  Milano  mbi 500 kilometër. Ato kishin udhëtuar natën me grupin artistik, veshur me kostumet kombëtare bashkë me orkestrën. I shoqëronte presidenti i shoqatës  “Sofra Shqiptare” Ndue  Qokaj, dhe  i shaqatës “Dardania”,  Kastriot  Pjeternikaj si dhe presidenti i Unionit të shoqatave shqiptare në  Itali, z. Paulin Kolndreja.


Qyteti LORETO

Kjo e shtunë nuk ishte e zakonshme për qytetarët e qytetit Loreto, ku muzika  dhe kënget ndiheshin në gjithë qytetin. Ishte i ftuar dhe këngtari tashmë shumë i njohur dhe miku i diasporës shqiptare Bardhok Prebibaj. Kënga dhe vallja i bashkoj shqiptarët   dhe për disa orë  e sollën të gjithë Shqipërinë  në Itali  duke filluar që nga majet e alpeve Tropoja, nga bregdeti e deri  në jugun e Shqipërisë, Kosovës  dhe shqiptarë të të gjitha trojeve që jetojnë në këtë regjonn. Ishte një  ditë  e mrekullueshme , emocionuese plot gëzim dhe hare . Edhe fëmijët  kërcenin duke kopjuar menjëhere  vallen e shqiptarëvë, të  mbushura me emocione dhe shpresë.
                            Valltarët e rinj
                            Presidenti shoqatës
Nuk kemi shumë fjalë për të thënë për këtë shoqatë dhe presidentin e saj Qokaj, mjaft të njohur në diasporë e Italisë dhe jashtë saj. Shoqata “Sofra Shqiptare” repektohet dhe nderohet nga shqiptarët, por edhe nga qytetarët e  vendas italianë. Në qytetin  Loreto, sa bukur këta djem të rinj që po rriten brenda qytetrimit  Europian, nuk harrojë aspak  origjinë e tyre, por përcjellin kulturë e tyre në  Europën e madhe të bashkuar. Ja  pra këta sjellin imazhin e kulturës shqiptare ,dhe  tregojnë  vërtetë originë e tyre dhe ëndrrën për ta parë sa më shpejt kombin e tyre në kombin e madh të Europës.
                  Nga e djathta Kryetari i shoqatës “Sofra Shqiptare” Ndue Qokaj , dhe       Presidenti i Unionit të shoqatave shqiptare në Itali
                                   Këngëtari Bardo Prebibaj
Këngëtari mbërriti nga Shqiperia. Me këngët e tij i dha emocione  shqipëtarëve këtu në  qytetin Loreto. Aty nuk munguan dhe të huaj , ku ishte pranishëm dhe përshëndeti  përfaqësuesi i lartë  i imigracionit  të kishës katolike Don Antonio. Moment shkëmbimi  bisedash dhe emocionesh  për gëzimet  e ditës  së shtunë në mesin e shqiptarëve në Itali. Me të vërtetë  udhëtuan mbi 500 km për të ardhur këtu në Loreto. Ata sollën gëzimet e tyre dhe morën njëkosisht  gëzimet e bashkatdhetarëve  nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Me  punën e tyre  të shoqatave po perhapin kulturën shqiptare në të  gjitha qytetet italijane  e në vendet e tjera të Europes. I falenderojmë shumë për këtë ditë të këndshme dhe plot hare  që sollën në qytetin e bukur Loreto. Për pak kohë krijuan një Shqipëri brenda Italisë me shqiptarët dhe vendasit italian.
                             Valltarët
    

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT