Studiuesi nxjerr Doktoraturën e e Shefit të Departamentit dhe zv.Dekanit të Durrësit: Është 100% kopje!

Taulant Muka denoncon se doktoratura e profesor Eris Zeqo, Shef Departamenti dhe dhe zëvendësdekan i Universitetit të Durrësit, është plagjiaturë 100% nga dy autorë të huaj.
Sipas studiuesit që denoncon prej vitesh doktoraturat dhe punimet e tjera shkencore të profesorëve dhe personaliteteve publike në Shqipëri, Eris Zeqo ka bërë përkthimin e një studimi nga Anthony Saunders dhe Linda Allen, duke e prezantuar si punim të tijin.
“Universiteti i Durrësit paska shpikur “recetën” e re për sukses akademik: Eris Zeqo, ish zv. Dekan, bëhet shef i Departamentit të Shkencave Kompjuterike pa asnjë formim në profil dhe, si bonus, një doktoraturë të përkthyer 100%, pra plagjaturë nga fillimi në fund.
Jo thjesht një faqe e kopjuar, por dhjetëra faqe të tëra. Ky është modeli i shkatërrimit të universitetit, i keq-edukimit të të rinjve dhe i vrasjes së potencialit të vendit për të përfituar qindra miliona euro fonde të BE-së.
Kur mashtrimi shpërblehet me poste drejtuese, universiteti humb misionin e tij, studentët humbin besimin dhe shoqëria humb të ardhmen”, shkruan studiuesi Taulant Muka dhe publikon gjetjet për doktoraturën e profesorit në Universitetin e Durrësit.