“Nisim rindërtimin”, Rama në Thumanë: Shtëpi moderne për ata që janë në çadra

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë ku po inspekton punën për rindertimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama, bashkë me ministrin Ahmetaj dhe një grup inxhinierësh po inspektojnë zonën ku pritet të risin ndërtimet.
Rama tha se duhet bërë çmos që shtëpitë individuale të ndërtohen deri në Vit të Ri.
“Duhet të bejme çmos qe ta çojmë drejt Viit te Ri me sukses, tani nuk i bëjmë dot të gjithë, por ata që kanë shtëpi individuale, duhet e bëjmë çmos. Me tre turne, me katër turne nuk e di tani si do bëhet, por duhet që se paku shtëpitë individuale t’i mbyllim”- tha ai.
Sipas kryeministrit, shtëpitë e reja do të jenë më të mira, më të forta e më të bukura.
“Nisim rindërtimin! Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shkruan Rama në Facebook.