Rama takim në Kryeministri me Peleshin, Ballën dhe krerët socialistë të komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në selinë e qeverisë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Ky është një takim i përjavshëm, pavarësisht se sot nis diskutimi për projektbuxhetin 2026.

Ky grup po punon prej kohësh për një sërë nismash që pritet të depozitohen ne Parlament nga ana e PS, që nga propozimi për ndryshimin e numrit të deputetëve, statusi për deputetin si dhe puna e dy komisioneve të posaçme, atij për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT