Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në futboll, tërbohen serbët

Kosova dhe Shqipëria kanë vendosur të bëjnë një kupë të përbashkët, ku do të marrin pjesë skuadrat e të dyja shteteve dhe fituesi i së cilës do të luante në Ligën e Europës.

Lajmin e kanë konfirmuar dy presidentët e federatave të futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Agim Ademi dhe Armand Duka.

Krerët e Federatave të Futbollit të të dy vendeve, kanë menduar që emrin kësaj kupë t’ia vendosin “Nënë Tereza”.

Padyshim, që një lajm i tillë në Serbi, nuk është pritur aspak mirë, të cilët si zakonisht, tërbohen kur shohin Shqipërinë dhe Kosovën të jenë “NJË”.

“Kurir.rs” shkruan:

Skandali trondit Ballkanin! Shqipëria bën një kompeticion të ri garues me klubet nga Kosova dhe kërkojnë një vend në garat europiane”.
Edhe pse një ide e tillë, duhet të kalojë disa stade, derisa të ketë diçka zyrtare, në Serbi kanë nisur që tani ta quajnë skandal një kërkesë të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT