EMRAT / Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas krimit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 64-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pranë banesës së çiftit, në zonën e Unazës Lindore të qytetit. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT