Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka fituar betejën në Gjykatën Kushtetuese, shkruajnë mediat. Kjo e fundit ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të Veliajt, pas propozimit të Këshillit Bashkiak.
Me këtë vendim, anulohet edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.
Pritet për pak minuta njoftimi i Gjykatës Kushtetuese dhe argumentimi.
Më 31 tetor, Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet. Mes Veliajt dhe qeverisë u zhvillua një debat i gjatë nëse shkarkimi i Veliaj me argumentin e mungesës në punë 3 muaj, ishte i ligjshëm dhe i drejtë.
Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak.