Logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë, e ngjashme me logon e 50 vjetorit të Trinidad Tobagos
Logoja e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është marrë si model edhe nga shteti i Trinidad Tobago, i cili ndodhet afër Xhamajkës, dhe këtë vit feston 50-vjetorin e pavarësisë.
Logoja e 100- vjetorit të Pavarësisë të shtetit tonë u pëlqye shumë dhe njerëzit këtë pëlqim e demonstruan duke e shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, e madje disa e vendosën si foto të profilit të tyre. Por, së fundmi është zbuluar se ka shumë ngjashmëri me logon për 50-vjetorin e shtetit Trinidad Tobago, i cili ndodhet afër Xhamajkës, transmeton Almakos.
Ata festojnë sivjet pesëdhjetëvjetorin e çlirimit nga Britania e Madhe. Ndërsa ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe e logos së 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 50-vjetorin e pavarësimit të tyre. Ua lëmë lexuesve ta gjykojnë ngjashmërinë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.