Stili i ri i Elhaidas në finale dhe performanca e pak orë para finales (VIDEO)
Këngëtarja Elhaida Dani që ia siguroi Shqipërisë finalen e Eurovisionit me këngën “I’m Alive” do të ketë të veshur një fustan të zi për natën e fundit të garës evropiane të këngës.
Në gjysmëfinalen e parë, Dani kishte të veshur një palë pantallona dhe një pëlhurë të zezë dhe kjo shtyu kritikët që të thonë se ajo ka rrezikuar si Madonna e cila para pak muajsh u rrëzua si shkak i pelerinës.
Mirëpo Dani është përkujdesur që për finale të vijë krejtësisht ndryshe. Në provat e fundit para finales që do të mbahet pas pak ajo është shfaqur në skenë me një fustan të zi.
Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovizionit.Elhaida Dani ka performuar sërish në skenën e magjishme, por këtë herë përballë jurisë.
Elhaida ka elektrizuar të gjithë skenën me performancën e saj. Kjo duket edhe në duartrokitjet e panumërta që këngëtarja shqiptare merr në fund të këngës.
Ajo duket tërësisht e çliruar nga emocionet. Të shpresojmë që performanca në mbrëmje të jetë po kaq e magjishme.