Euro në rënie ndaj lekut, arrin nivelin më të ulët të vitit

Monedha europiane ka regjistruar nivelin më të ulët përgjatë këtij viti kundrejt lekut.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro  po këmbehet në pragun e 95 lekëve .

Nëse shohim të dhënat zyratre që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë rënia e monedhës europiane ka arritur afërsisht në nivelin 3%.

Ky revansh I lekut në këtë periudhë lidhet direkt me ardhjen e turistëve në vend të cilët kanë shtuar ndjeshëm qarkullimin e monedhës europiane në treg.Gjatë periudhës janar-maj Shqiperia  ka pritur 3.7 milione vizitorë të huaj  duke pësuar një rritje me mbi 8% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku pritet të mbiçmohet edhe më tepër gjatë muajve të verës  .Agjentët e kursit të këmbimit valutor parashikojnë që do të vijoj një tendencë rënëse përtej këtij niveli për shkak të rritjes së prurjeve valutore të lidhura me turizmin..

rënia e Euros vlerësohet se ka dhënë një efekt pozitiv  në mbajtjen e nivelit të inflacionit të ulët në vend krahasuar me vendet e tjera.Kjo ka bërë që çmimet të mos pësojë rritje të fortë pavarësisht konflikit  në Lindjen e mesme duke qenë se blerja e mallrave realizohet kryesisht me euro dhe sitet në lekë.

Për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë ka rritur sasinë e blerjes së eurove në treg .Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë vitit të kaluar Banka Qendrore ka tërhequr nga tregu 1 miliard e 27 milionë euro .

kjo sasi e monedhës europiane është tërhequr  për efekte të rezervës valutore  por edhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut dhe është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që për vitin 2026 Banka e Shqipërisë parashikon të shtojë blerjet e planifikuara të euros krahasuar me vitin 2025 me rreth 100 milion më tepër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT