Myftiu i Vlorës kundër ligjit për barazinë gjinore: Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka reaguar ashpër pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore.

Projektligji u votua dhe u miratua dje në parlament, i cili ka shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të komuniteteve fetare në Vlorë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhllaku e quajti vendimin “një njollë të zezë”, duke shkruar:

“Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë që votuat. Mallkuar qofshin çdo dorë që ngrihet për të dëmtuar këtë popull fisnik”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT