“Zgjerimi e ardhmja e Europës!”, Rama në Bruksel ,“lëvdon” komisioneren Marta Kos: Po shkruan histori me ne, historia të shkruajë për të

Komisioni Evropian organizoi sot Forumin e Zgjerimit të BE, e cila është ngjarja e parë e këtij lloji. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në vijim të axhendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave.

Në fjalën e tij kryeministri e cilësoi jetik për Bashkimin Europian procesin e zgjerimit dhe  falenderoi Komisioneren e Zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos, për energjinë e re që i dha procesit të zgjerimit të unionit, duke e përshpejtuar në vetëm 1 vit si eurokomisionere.

“Të dashur miq të Europës, i dashur Gertian, dhe nëpërmjet jush e dashur Marta, faleminderit për ftesën, faleminderit që më vendosët sërish në këtë fushëbetejë të njohur idesh, këtë të ardhur që kemi përpara me të gjithë nuancat e saj të grisë dhe dritën e premtimeve të saj të.

Më keni ftuar të flas për zgjerimin por duke ardhur këtu sot e kapa veten duke menduar se çfarë tjetër mund të them për zgjerimin, nga një herë mendoj, mendoj se mund të botoj një libër me evolucionin e flokëve e të mij me titullin Anatomia e Zgjerimit.

As nuk do të heq dorë nga zgjerimi dhe as nuk do më mbarojnë fjalët për të. Zgjerimi është e ardhmja e Europës. Më lejoni ta them krejt qartë, në vend që të përdor fjalën zgjerim dhe që ka lindur në Bruksel, më lejoni të gjejmë një fjalë tjetër: ribashkim, ky është koncepti, një domosdoshmëri historike. Tani dëshiroj t’ju them pak fjalë për Martën, për këtë zonjë e cila për më pak se dy javë do të ketë mbushur vitin e saj të parë si komisionere për zgjerimin, dhe kjo duket që ka ndodhur dje. Për faktin që këto muaj Marta na i ka mbushur me lëvizje dhe rezultate, me një entuziazëm që deri vonë besoja se Brukseli e kishte humbur, vërtet është e çmuar. Dje Shqipëria hapi kapitujt e fundit të negociatave, 28 prej tyre nën drejtimin e Marta Kos”,- tha Rama.

Më tej ai ka vazhduar me lëvdatat për Marta Kos, ku veçoi kontributin e Komsioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian. “Unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohemi që edhe historia do të shkruajë për të me faqet e saj.” u shpreh kryministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT