Do të furnizojë me automjete të blinduara dhe armë ushtrinë e policinë shqiptare, biznesmeni izraelit i shkon në Kryeministri Edi Ramës (FOTO)

Biznesmeni izraelit me nënshtetësi shqiptare, Ron Yeffet, i cili do të furnizojë me automjete ushtrinë shqiptare, ka vizituar një ditë më parë Kryeministrinë.

Ai është fotografuar teksa ka dalë nga godina e qeverisë, ndërkohë që lidhur me këtë takim nuk ka një njoftim zyrtar apo nuk dihet ende nëse Yeffet është takuar me kryeministrin Rama apo jo.

Por, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin që Yeffet ka qenë në ambientet e Kryeministrisë, edhe kreu i qeverisë ndodhej po ashtu në zyrën e tij.

Do të furnizojë me automjete të blinduara dhe armë

Ron Yeffet duke dale nga Kryeministria

Kujtojmë se në gusht të këtij viti, shoqëria shtetërore Kayo dhe Timak me bashkëaksioner me 49% të aksioneve izraelitin Ron Yeffet, themeluan një kompani të përbashkët të cilën e quajtën “Timak Defence”.

Kjo kompani zotërohet 80% nga “Timak” dhe 20 % nga “Kayo” dhe si administratore ka Arjeta Pucin.

Do të furnizojë me automjete të blinduara dhe armë

Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Pra, kjo kompani do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile, me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë, në godinën ku ndodhej televizioni News 24.

“Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit, siç janë armët automatike, sistemet e artilerisë, pajisjet antidron, mbrojtje aktive e mjetit, pajisje për përdorim urban dhe çdo sistem tjetër që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë. Në këtë kuadër, Shoqëria mund të prodhojë dhe furnizojë një gamë të gjerë automjetesh të specializuara, përfshirë: – Automjete të blinduara ushtarake, si MRAP, ATP, automjete për reagim të shpejtë.

– Automjete për kontroll turmash dhe trazirash, si dhe për zbatimin e rendit publik. – Ambulanca (standard dhe të blinduara). – Kamionë logjistikë ushtarakë dhe platforma transporti Automjete zjarrfikëse dhe të shpëtimit, për përdorim civil dhe ushtarak; – Çdo automjet të personalizuar me mbrojtje balistike”, thuhet më tej te objektivi i kësaj shoqërie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT